Dodie Bellamy
Dodie Bellamy është një noveliste amerikane, autore e shumë librave, gazetare dhe editore. Libri i saj me titull “Cunt-Ups” mori çmimin “Firecracker Alternative Book Award” në 2002.[1]
Bellamy është një prej themeluesve të lëvizjes letrare ”New Narrative” në fillim të viteve 1980, që synon të vëri në përdorim mjetet artistike të shkrimit eksperimental dhe teorisë kritike, duke i aplikuar në të rrëfyerit narrativ.[2] Bellamy ka thënë se inspirohet nga arti konceptual për krijimtarinë e saj artistike, duke përfshirë prerjet (të bëra të njohura prej Brion Gysin) dhe të ashtuquajturat “generated text”.
Bellamy ka drejtuar organizatën jo-qeveritare me qendër në San Francisko “Small Press Traffic” si dhe ka dhënë leksione për të shkruarit kreativ në Institutin e Artit në San Francisko si dhe në institucione të tjera të ndryshme si “Mills College”, “University of California”, “Santa Cruz”, “University of San Francisco”, “Naropa University”, “Antioch University Los Angeles”, “San Francisco State University”, “California College of the Arts” si dhe “California Institute of the Arts”.[3]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bellamy u rrit në Indiana ku studioi pranë UNiversitetit të Indianës. Ajo u zhvendos drejt San Franciskos në fund të 1970.[4] Bellamy identifikohet si queer.
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Dodie Bellamy | California College of the Arts". www.cca.edu. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2018. Marrë më 2017-06-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "White Columns - Exhibitions". White Columns. 2006. Marrë më 2009-05-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Suspect Thoughts Press. Dodie Bellamy.
- ^ Higgs, Christopher (29 korrik 2014). "Colonized on Every Level: An Interview with Dodie Bellamy" (në anglisht). The Paris Review. Marrë më 29 qershor 2016.